Po vazhdojnë kontrollet ndaj automjeteve të mbingarkuara

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdon kontrollet ndaj automjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar.


Respektimi i kufijve të lejuar të peshës është thelbësor për sigurinë në komunikacion dhe për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore. Mbingarkesa e automjeteve rrit rrezikun e aksidenteve, dëmton rrugët dhe, sidomos

 gjatë temperaturave të larta, përshpejton dëmtimin e asfaltit.


Falënderojm Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në zbatimin e këtyre kontrolleve. Do të vazhdojmë monitorimin në terren me të gjitha kapacitetet që kemi, për të mbrojtur infrastrukturën dhe për të garantuar siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.


Kliko VIDEO


Foto Galeria

Video Galeria