Po realizohet projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Ranatoc–Kokaj në Gjilan

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, po realizon projektin “Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Ranatoc–Kokaj”, një investim prej 569 mijë euro nga Qeveria e Republikës

 së Kosovës.


Rruga ka gjatësi 3.26 kilometra dhe gjerësi 5.5 metra. Projekti parasheh asfaltimin në dy shtresa, me trashësi të përgjithshme prej 11 cm, si dhe realizimin e konstruksionit të rrugës, sistemit për largimin e ujërave,

 mureve mbrojtëse, bankinave dhe kanaleve për ujërat atmosferike.


Ministria falënderon Komunën e Gjilanit për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.


MIT po vazhdon investimet në të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, lidhjen më të mirë të vendbanimeve dhe krijimin e kushteve më të mira e më të sigurta për qytetarët.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria