Përurohet ura e re në Dugajevë të Klinës

 Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e urës në fshatin Dugajevë. Në përurimin e urës morën pjesë Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, dhe kryetari i Komunës së Klinës.


Projekti u realizua në bashkëpunim me Komunën e Klinës dhe ka vlerë të përgjithshme prej 439.903 eurosh, prej të cilave 415.043 euro janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.


Ura e re ua lehtëson lëvizjen e përditshme banorëve të Dugajevës dhe mundëson kalim më të sigurt për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria