Njoftim për qytetarët
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se më 18 dhe 19 korrik 2026 do të zhvillohet Gara Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.
Për shkak të zhvillimit të garës, në segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë (R115) do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në intervalin kohor 10:30 – 18:00, gjatë të dyja ditëve.
18 korrik 2026 – Stërvitjet zyrtare
19 korrik 2026 – Gara zyrtare
Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.
Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.










