Njoftim për publik
Njoftojmë qytetaret se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N 22.3, Mitrovcë-Jarinje, janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme.
Për shkak te rrëshqitjes së vazhdueshme të dheut, kompania për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë pjesë nuk ka mundësi qe të intervenojë.
Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do tju njoftojmë me kohë.
Ministria e Infrastrukturës