Njoftim
Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë vendin tonë, ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi e përgjegjësi.
Edhe në hyrje të Shtërpcës (R115), si pasojë e stuhisë, janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete. Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës.
Pas ndërhyrjes së ekipeve në terren, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme.
Po qëndrojmë vigjilentë dhe po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin sa më të mirë të situatave me të cilat po përballemi.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe, gjatë paralajmërimeve për reshje të dendura apo stuhi, të shmangin qarkullimin e panevojshëm në rrugë dhe të përshtatin vozitjen me kushtet atmosferike.

















