Një hap tjetër drejt digjitalizimit dhe transparencës
Sot, nëQeveri u miratua nisma e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për menaxhimin e flotës së automjeteve përmes sistemit GPS.
Ky sistem do të sjellë një standard të ri në administrimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë, duke mundësuar kontroll dhe mbikëqyrje më të mirë të përdorimit të tyre. Njëkohësisht, sistemi është projektuar që
në të ardhmen të mund të zgjerohet dhe të integrojë automjetet zyrtare të gjithë Qeverisë.
Kjo është qasja jonë ndaj digjitalizimit, që ofron më shumë kontroll dhe mbikëqyrje, më shumë llogaridhënie dhe transparencë, si dhe menaxhim më efikas i resurseve publike.










