Nisin punimet në segmentin rrugor R204, Krushë e Madhe–Rahovec

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur punimet për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut dhe ndërtimin e trotuarit për këmbësorë në urë, në fshatin Brestovc të Rahovecit.


Vlera e investimit është 153 mijë euro, ndërsa afati i realizimit të punimeve është 60 ditë kalendarike.


Ky projekt synon eliminimin e rrezikut nga rrëshqitja e dheut, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë segment rrugor.


MIT mbetet e përkushtuar në realizimin e investimeve infrastrukturore që përmirësojnë sigurinë dhe kushtet e qarkullimit për qytetarët.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria