Nesër do të ketë kufizime në Autoudhë!

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, janë plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.


•Në AUTOUDHË, kufizimi do të zbatohet në intervalin kohor 11:00–17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.


•Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.


Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.

Foto Galeria

Video Galeria