Në kuadër të pjesëmarrjes në (GEF), pata një takim e bashkëbisedim të shkëlqyer me Ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen

 Ne kuader te pjesemarrjes ne (GEF), pata nje takim e bashkebisedim te shkelqyer me Ministrin e Zhvillimit Nderkombetar te Kanadase, Ahmed Hussen. 


Vleresuam pozitivisht bashkepunimin e ngushte ne mes dy vendeve tona, dhe theksuam se mundesite e thellimit te bashkepunimit jane te jashtezakonshme. Ministrit ia shpreha mirenjohjen time dhe te shtetit e popullit tone per ndihmen, perkrahjen dhe kontributin e pakursyer te Kanadase per Kosoven, pergjate viteve. 


Njeherit e njoftova se tashme, Republika e Kosoves i eshte bashkuar Deklarates se Perbashket te Vendeve te G7 mbi Mbeshtetjen per Ukrainen. Keshtu, duke shprehur mbeshtetjen e pa rezerve per perpjekjet e guximshme te Ukraines ndaj agresorit rus, prej dites se pare te konfliktit.


Ministrin e informova rreth angazhimit tone maksimal qe te anetaresohemi ne konventa nderkombetare, me ç’rast kerkova mbeshtetjen e Kanadase, qe rrjedhimisht Kosova te kete mundesine qe te negocioj dhe te kete qasje ne mekanizma dhe fonde te ndryshme multilaterale, per te luftuar ndryshimet klimatike dhe per te nxitur ruajtjen e mjedisit ne pergjithesi. 


Per fund, Ministrin Ahmed Hussen, e ftova qe te na vizitoje ne Kosove, dhe njeherit u dakorduam per bashkerendim te angazhimit dhe komunikimit ne vijim, duke theksuar rendesine e madhe te adresimit te suksesshem dhe efektiv te sfidave te lindura si pasoje e ndryshimeve klimatike me qellim te garantimit dhe avancimit te mireqenies se qytetareve te te dyja vendeve.

Foto Galeria

Video Galeria