Ndërhyrje në terren në dy akse rrugore, situata nën kontroll

Nderhyrje ne terren ne dy akse rrugore, situata nen kontroll


Gjate nates se mbremshme, ne aksin rrugor Gjilan - Stanqiq eshte evidentuar erodim i dheut, ndersa ne aksin Peje- Rugove ka pasur bllokim te rruges nga rreshqitja e gureve, duke paraqitur rrezik per qarkullimin.


Ekipet e mirembajtjes kane reaguar menjehere dhe kane dale ne terren per menaxhimin e situates dhe sigurimin e segmenteve te prekura.


Ne aksin Peje - Rugove, per gurin me permasa te medha eshte konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njeres korsi, ndersa segmentet jane te sinjalizuara dhe nen monitorim te vazhdueshem.


Qarkullimi po zhvillohet me kujdes te shtuar, ndersa ekipet tona jane ne terren duke punuar intensivisht per sanimin e plote te situates.


Ministria e Infrastruktures dhe Transportit mbetet e angazhuar per reagim te shpejte dhe garantimin e sigurise ne te gjitha segmentet rrugore.

Foto Galeria

Video Galeria