Ministri Liburn Aliu priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny

Sot, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck Ahliny.  


Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, përmirësimin e sistemit statistikor, si dhe zvogëlimin e rreziqeve dhe dëmeve nga ndikimet aktuale dhe të ardhshme të ndryshimeve klimatike.


Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadoren, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mjedisin.

  

Foto Galeria

Video Galeria