Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inspektoi nga afër punimet që po realizohen në segmentet e skarpateve përgjatë autoudhës “Ibrahim Rugova”

 Gjatë inspektimit, ministri Basha, së bashku me ekipet përgjegjëse dhe operatorët, diskutoi për sfidat në terren dhe masat e nevojshme për trajtimin e plotë dhe afatgjatë të këtyre segmenteve.


Synimi është që rehabilitimi të jetë i qëndrueshëm dhe permanent, duke parandaluar problemet në të ardhmen dhe duke rritur sigurinë për të gjithë shfrytëzuesit e autoudhës.


Ministria po monitoron në baza ditore ecurinë e punimeve dhe, në koordinim me të gjithë akterët përgjegjës, po angazhohet që ndërhyrjet të realizohen me cilësi, efikasitet dhe zgjidhje të qëndrueshme.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria