Ministri Dimal Basha merr pjesë në Samitin e Investimeve në Transport, bashkë me ministrat homologë të Ballkanit Perëndimor

 


Sot pata kënaqësinë të jem panelist në Samitin e Investimeve në Transport, bashkë me ministrat homologë të Ballkanit Perëndimor, ku theksova rëndësinë për mbështetjen ndaj Kosovës në realizimin e projekteve tona infrastrukturore, në veçanti të atyre hekurudhore.


Gjatë diskutimit, kërkova që këto projekte të mbështeten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, pasi ato përveçse janë investime për zhvillimin ekonomik të Kosovës, kanë edhe rëndësi strategjike për rajonin dhe vetë Evropën, duke forcuar lidhjet tregtare, mobilitetin dhe integrimin ekonomik në kontinentin tonë.


Në panel ishin të pranishëm ministrat e transportit dhe infrastrukturës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri Evropian për Transportin, Apostolos Tzitzikostas, Ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit, Christos Dimas, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).


Kosova ka projekte të dobishme për rajonin e Evropën, vizion të qartë dhe partnerë të besueshëm. Tash është koha që këto projekte të gjejnë mbështetjen e nevojshme dhe të avancojmë drejt realizimit të tyre.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria