Ministri Basha mori pjesë ne ceremonin e nenshkrimit te marreveshjeve ne mes ra AAC te Kosoves dhe Agjensisë se Bashkimit Evropian per sigurinë e Aviacionit (EASA)
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve të Punës ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA)
Përmes këtyre marrëveshjeve, Autoriteti i Aviacionit Civil lidhet drejtpërdrejt me mekanizmat e EASA-s dhe do t’i nënshtrohet monitorimit dhe inspektimeve sipas standardeve evropiane. Për një treg të transportit ajror që po rritet vazhdimisht, kjo nënkupton standarde më të larta të sigurisë, profesionalizëm dhe përgjegjësi më të madhe institucionale.
Ministri Basha theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të ofrojë mbështetje të plotë që Autoriteti i Aviacionit Civil të jetë sa më profesional dhe funksional, si dhe që çdo rekomandim që kërkon veprim institucional të adresohet me përgjegjësi dhe pa vonesë.
Ai falënderoi EASA-n, Komisionin Evropian dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e aviacionit civil të Kosovës.
Kliko VIDEO










