Kontrollet dhe matjet e peshës së mjeteve të rënda po vazhdojnë në terren nga ekipet e ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë
Kontrollet dhe matjet e peshës së mjeteve të rënda po vazhdojnë në terren
nga ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e rasteve të tejkalimit të peshës së lejuar.
Vetëm gjatë muajit korrik 2026 janë shqiptuar 118 gjoba, në vlerë të përgjithshme prej 68,740 eurosh, prej të cilave 3,900 euro ndaj personave fizikë dhe 64,840 euro ndaj personave juridikë (kompanive).
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe u bën thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet e lejuara
të peshës.
Respektimi i këtyre rregullave ndihmon në mbrojtjen e investimeve në infrastrukturën rrugore, parandalimin e dëmtimit të rrugëve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Kliko VIDEO










