Komunikatë për media
Ministri i MI-së, z. Lutfi Zharku ka pritur sot kryetarin e Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa, me çrast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Ferizajt.
Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i asfaltimit të rrugës Mirashë i Ri Cërnillë, pastaj, asfaltimi i rrugës Greme Burrnik Gaqkë (Ferizaj Shtërpcë), zgjerimi i rrugës Komogllavë Tërstenik (përmes lagjes Qarkosh Ferizaj Viti) dhe realizimi i unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive Kosine Llojza Dremjak Nerodime). Ministria e Infrastrukturës i financon këto projekte në shumën e tërësishme prej 2.274.000 eurosh. Ndërkaq, asfaltimi i rrugës Babush Tërn Luboc Koshare Slivovë dhe asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive Muhoc Lloshkobare do të realizohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës.