Drejt përfundimit të rrugës Prishtinë–Mitrovicë
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, së bashku me ministrat Hekuran Murati dhe Arben Vitia, mirëpritën udhëheqësin e Fondit Saudit për Zhvillim, z. Al-Marshad, me të cilin diskutuan për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin e mëtejmë.
Segmenti Smrekonicë–Mitrovicë, rreth 5 km, është pjesa përfundimtare e lidhjes rrugore Prishtinë–Vushtrri–Mitrovicë.
Investimi: mbi 16 milionë euro
12.3 milionë euro – Fondi Saudit për Zhvillim
3.7 milionë euro – Republika e Kosovës
Projekti parasheh nga dy korsi në secilin drejtim, korsi emergjente, katër kryqëzime kryesore dhe infrastrukturë moderne të sigurisë rrugore.
Pas përfundimit të shpronësimit dhe rishikimit të projektit, do të nisin procedurat e tenderimit.
Kliko VIDEO










