Drejt përfundimit rrugët në Malësinë e Zhegocit
Po hyjnë në fazën përfundimtare punimet në projektin “Ndërtimi i rrugëve në Malësinë e Zhegocit”, në Komunën e Gjilanit.
Projekti përfshin 10.13 kilometra rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.
Ky investim përmirëson lidhjen ndërmjet vendbanimeve, rrit sigurinë në qarkullim dhe krijon kushte më të mira për banorët e kësaj zone.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në çdo cep të Kosovës.
Kliko VIDEO










