Asfaltimi i rrugës Ura e Tranzitit–Qyshk–Pavlan në Pejë!

 Po realizohen punimet e asfaltimit të rrugës Ura e Tranzitit–Qyshk–Pavlan, me gjatësi rreth 2.2 kilometra dhe gjerësi 6 metra.


Vlera e përgjithshme e projektit është 285,040 euro, prej të cilave 250,000 euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna e Pejës.


Ky investim do të përmirësojë infrastrukturën rrugore, do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, duke krijuar lidhje më të mira ndërmjet fshatrave dhe qytetit të Pejës.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria