Lekaj kërkoi punë cilësore në sanimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës

Prishtinë, 13 nëntor 2018


Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor, të martën realizoi vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në sanimin e tunelit në Rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër.


Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh, por që synohet të përfundohet edhe më shpejtë, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.


I pari i Mi-së ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, në mënyrë  që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme. Lekaj tha se ky segment rrugor, sidomos tuneli, ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës dhe të gjithë ata që e frekuentojnë këtë rrugë.


Në emër të kreut të Mitrovicës dhe qytetarëve të këtij qyteti ministrin Lekaj, e  nëpërmjet tij MI-në dhe Qeverinë e Kosovës, i falënderoi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Jeton Ujkani.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO