Lekaj e Kuçi nënshkruajnë kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Junik-Gjocaj-Jasiq

Prishtinë, 26 tetor 2018


I pari i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, të premten vizitoi komunën e Junikut me ç’rast u prit nga kryetari Agron Kuçi, me të cilin kanë nënshkruar kontratën për asfaltimin e rrugës Junik-Gjocaj-Jasiq, në vlerë mbi 500 mijë euro, rrugë kjo tejet e rëndësishme për turizmin e kësaj ane.


Ministri Lekaj pohoi se dita e sotme dhe akti i nënshkrimit të kësaj kontrate, është dëshmi se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, po i përkrahin komunat në projekte të cilat kanë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve.


Ndërsa kryetari Kuçi, duke e falënderuar ministrin Lekaj dhe MI-në për mbështetjen e dhënë, deklaroi se ky projekt, kontrata e të cilit u nënshkrua sot, është më i rëndësishmi për Junikun, sidomos për turizmin dhe bjeshkët e Gjeravicës.

Foto Galeria

Video Galeria