Filluan punimet në rrugën Rahovec - Hamoc – Fortesë

Prishtinë, 8 gusht 2019

 

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Rahovec - Hamoc – Fortesë, investim i MIT.

 

Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha se edhe ky investim dëshmon përkushtimin e qeverisë, në këtë rast të MIT-së dhe ministrit Pal Lekaj, për ndërtimin e rrugëve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve anë e kënd vendit. Ai shtoi se MIT po investon në tërë  Kosovën pa dallim.

 

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, shprehu falënderimin për përkushtimin e MIT që kjo rrugë të ndërtohet, në mënyrë që t’i shërbejë zhvillimit të komunës.

 

Rruga Rahovec - Hamoc – Fortesë, është e gjatë mbi 10 kilometra. Vlera e investimit nga MIT është afër 1 milion euro, dhe do të bëhet me tërë infrastrukturën përcjellëse përfshi edhe shtegun për çiklistë. Kjo rrugë ua mundëson qarkullimin më të lirë mbi 1000 fermerëve të kësaj ane.


Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO