Filluan punimet në rrugën Budisalc - Zllakuqan

Prishtinë, 21 gusht 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc - Zllakuqan i Klinës, investim i MIT.

 

Ministri Pal Lekaj, i premtoi kryetarit Elezi dhe banorëve të Klinës, se prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave.

 

Rruga Budisalc – Zllakuqan është e gjatë mbi 8.6 kilometra, të cilin MIT e financon me 367 mijë euro, në kuadër të memorandumit me komunën e Klinës.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO