Filluan punimet në ndërtimin e qarkores së Gjakovës

Prishtinë, 16 nëntor 2018


Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, të premten inauguruan fillimin e punimeve në realizimin e qarkores së qytetit të Gjakovës.


Ky projekt është financim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe faza e parë e projektit ka kosto afro dy 2.2 milionë euro ndërsa do të realizohet në afat kohor prej 180 ditë pune. I tërë projekti kap vlerën mbi 8 milionë euro.


Ministri Pal Lekaj lidhur me rëndësinë e këtij projekti, pos tjerash tha se këto investime vijnë falë angazhimit dhe përkushtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ministri Pal Lekaj duke iu adresuar të pranishmëve paralajmëroi që javët në vijim do të fillojë edhe autoudha Gjakovë – Klinë në vlerë prej 57 milionë euro, e që nuk do të jetë projekti i fundit për këtë qytet, ngase edhe shumë projekte tjera do të realizohen në vitet në vijim.


I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, me këtë rast para të pranishmëve deklaroi që ky investim i ka gëzuar të gjithë, por është investim i vogël krahasuar me investimin prej 57 milionë euro që do të fillojë së shpejti të implementohet në infrastrukturën e Gjakovës. Kryeministri Haradinaj tha se Gjakova dhe Dukagjini do të përjetojnë edhe shumë projekte tjera.


Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe MI-në për investimin e bërë në Gjakovë, potencoi faktin se që nga mesi i viteve të 80-ta nuk është bërë investim më i madh se sa ky projekt që po fillon së implementuari sot.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO