Filloi puna në nënkalimin e Varoshit në Ferizaj

Prishtinë, 13 nëntor 2018

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi fillimin e punimeve në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh - hyrje e qytetit të Ferizajt.

 

Ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, kap vlerën mbi 2.2 milionë euro.

 

I pari i MI-së, Pal Lekaj, duke iu adresuar medieve dhe qytetarëve të pranishëm tha se ky projekt  ndikon në sigurinë e jetës së qytetarëve që qarkullojnë në këtë rrugë sidhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore. Lekaj theksoi se ky projekt dëshmon vendosmërinë  për  mbështetje të komunave dhe qytetarëve në mbarë vendin.

 

Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë në implementimin e projekteve me rëndësi për qytetin dhe banorët e Ferizajt.

Foto Galeria

Video Galeria