Të dielen asfaltohet rruga Shtërpcë – Brezovicë, mbyllet për qarkullim

Prishtinë, 25 maj 2019


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të dielen (26.05.2019), rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit), do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00. Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme - Shtërpcë – Brezovicë”.

 

Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni për ditën e diele.

 

Falemnderit për mirëkuptim!  

Foto Galeria

Video Galeria