Rrugën Gjilan-Lipjan ministri Lekaj e bën realitet

Prishtinë, 5 korrik 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi fillimin e punimeve në rrugën e Verbicës së Zhegocit që lidhet me Sllovinë e Lipjanit.

 

Ministri Lekaj tha se do të vazhdojë t’u dalë në ndihmë të gjitha komunave në realizim të projekteve të rëndësishme për banorë, sic është rruga Zhegoc – Slivovë, e filluar tre here, që nga koha e Jugosllavisë. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për komunat, sepse ato janë baza e zhvillimit ekonomik.

 

Rruga Verbicë e Zhegocit, Gjilan që e lidhë me Sllovinë e Lipjanit me vlerë prej 1 milion e 380 mijë euro, është e gjatë 7.8 kilometra dhe do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të MIT-së. Ky projekt do të përfundojë brenda një viti.  

Foto Galeria

Video Galeria