Rruga Nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, bllokohet në dy intervale të ditës së sotme

Prishtinë, 2 nëntor 2018

 

Sot, (e premte, 2 nëntor 2018), për shkak të disa ndërhyrjeve që do të ndërmerren, me qëllim të sigurisë në komunikacion, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të jetë e bllokuar prej orës 9:30 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 13:30 deri në ora 16:00

 

Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar. 

 

Ju faleminderit për mirëkuptim!  

Foto Galeria

Video Galeria