Reagimi i ministrit Lekaj pas aksidentit në Gllarevë ku humbën jetën tre qytetarë

Prishtinë, 23 korrik 2018

                       

Vdekjet e sotme në Gllarevë të Klinës, si pasojë e një aksidenti, lajm tragjik jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por për tërë shoqërinë tonë.


Duke i ngushëlluar të gjithë për këto humbje të jetëve... si Ministër i Infrastrukturës, por mbi të gjitha si një qytetar i këtij vendi, ngreh alarmin dhe ju bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të kenë kujdes, të respektohen rreptësisht shenjat, shpejtësia në komunikacion dhe mbi të gjitha të kujtoheni se "Familja ju Pret", kjo do të bëjë që të gjithë të kujdesemi për njëri tjetrin.


Ngushëllime Familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre...!


Bashkohuni në fushatën sensibilizuese bashkë me Policinë e Kosovës, për ngasje të sigurtë, që të eliminojmë ketë dukuri (vozitjen e shkujdesur) që po na i merr bashkëqytetarët.

 

Foto Galeria

Video Galeria