Po asfaltohet rruga Shtërpcë – Brezovicë, është e mbyllur për qarkullim

Prishtinë, 26 maj 2019


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga mëngjesi i ditës së sotme (e diele, 26.05.2019), ka filluar asfaltimi i rrugës rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit). Ajo do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 20:00.


Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni edhe më tutje.


Faleminderit për mirëkuptim!


Foto Galeria

Video Galeria