Ministri Limaj mori pjesë në ceremonin e çertifikimit

Ministri Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj mori pjesë në solemnitetin me rastin e anëtarësimit dhe akreditimit të Odës Ekonomike të Kosovës, nga Akademia Ndërkombëtare të Transportit Rrugor (IRU)

Me këtë rast ministri Limaj theksoi:? Sot është një moment i veçantë dhe besoj se do të jetë i shënuar edhe për Odën Ekonomike të Kosovës, për transportin kosovar dhe për ne si ministri, për faktin që sot në mënyrë zyrtare po akreditohet Oda Ekonomike, që të bëjë lëshimin e çertifikateve dhe trajnimeve të transportit publik dhe pastaj për shoferë?.

?Ne si ministri e Transportit duke u mbështetur me ligjet tona përkatëse, dhe rregullat e IRU, kemi autorizuar Odën Ekonomike, që të bëjë trajnimin dhe qertifikimin e shoferëve në transportin e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës, përveç angazhimeve të saj, që ka marrë vitin e kaluar e që po vazhdon edhe sivjet t?i kushtojë rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Kosovë. Por, nuk mjafton në Kosovë që të kemi vetëm rrugë, duhet të kemi parqsyshë që për ato rrugë të kemi njerëz profesionalisht të përgatitur, si vozitës të përgatitur dhe të çertifikuar, mbrenda territorit të Kosovës, por njëkohësisht edhe në transportin ndërkombëtar? u shpreh ministri Limaj.

Sipas ministrit Limaj :? Me këtë rast ne po bëjmë hapa të rëndësishëm në ngritjen e profesionalizimit dhe ngritjës së nivelit të sigurisë në komunikacion, në transportin e Kosovës dhe mbi të gjitha po futemi përfundimisht në familjen e madhe të vendeve në Evropë dhe jashtë saj, që edhe transportuesit tanë të jetën të qertifikuar dhe kredituar dhe të mos kenë probleme në kryerjen e detyrave të tyre jashtë Kosovës?.

Ministri Limaj gjithashtu theksoi :? Vendi ynë përmes Odës Ekonomike po bëhet pjesë e familjës së madhe ekonomike të quajtur IRU.Jam shumë i bindur se edhe në vendin tonë do të aplikohen standardet të cilat aplikohen në IRU, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e profesionalitetit por edhe sigurisë, në vendin tone?.

Foto Galeria

Video Galeria