Ministri Lekaj përshpejton projektet e BERZH-it për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin

Prishtinë, 5 shtator 2018


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën me konsulencën “Për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale”.


Ky është hapi fillestar për shpalljen e ofertimit publik të tenderëve, duke i hap rrugë implementimit të projekteve të rëndësishme infrastrukturore për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin.


Përmes kësaj huaje, MI do të fillojë zgjerimet e rrugëve Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, dhe Ferizaj – Shkup si dhe zgjerimin e hyrjes së Prizrenit.


Ministri Lekaj kërkoi nga përfaqësuesit e BERZH-it dhe njësisë implementuese, që të procedohet me hapat e më tutjeshëm, për të evituar vonesat të cilat kanë ndodhur për tashmë 3 vite me radhë. 

Foto Galeria

Video Galeria