Lekaj pret në takim përfaqësuesit e kontrollit ajror

Prishtinë, 5 shkurt 2019


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka pritur në takim sindikalistët e kontrollit ajror bashkë me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini. 


Lekaj dëgjoi të gjitha kërkesat dhe ankesat e këtij shërbimi, pas miratimit të ligjit mbi pagat dhe shprehi gatishmërinë për tu dhënë atyre statusin meritor të njëjtë me kontrollet ajrore në vendet e Bashkimit Evropian. 


Duke u mbështetur në shërbimin e rëndësishëm të kontrollorëve ajrorë që ka ndikim në sigurinë kombëtare, Lekaj premtoi që do të shtyjë përpara amandamentimin e ligjit dhe dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin profesional të aviacionit civil në agjencitë e tjera. 


Palët ranë dakord që të vazhdohet me kryerjen e punëve pa ndërprerje. 

 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO