Kosova me Sistem të Transportit Inteligjent

Prishtinë, 01 tetor 2018


Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,Laszlo Markusz. Lekaj dhe Markusz kanë diskutuar për rrugën sa më të shpejtë drejtë implementimit të Sistemit të Transportit Inteligjent (Intelligent Transportation System – ITS) në Kosovë. 


Ky projekt ka shifrën fillestare 5 milionë euro, me mundësi të rritjes. Marrëveshja për fillimin e implementimit të ITS pritet të nënshkruhet në mesin e muajit nëntor. Vendi është përfituese e kësaj kredie të butë të ofruar nga qeveria hungareze pas marrëveshjes mes kësaj të fundit dhe qeverisë së Kosovës. 


ITS do të ofrojë siguri më të madhe në rrugët e Kosovës, përmes monitorimit 24 orësh të tyre, ndërsa të dhënat e këtij sistemi do të integrohen në bazën e të dhënave të cilat do t’i shërbejnë Ministrisë për hartimin e analizave dhe politikave përkatëse, me qëllim të rregullimit të transportit.


 

Foto Galeria

Video Galeria