Kadriu e Jashari dakordohen me banorët e Skenderajt që punimet në përfundimin e rrugëve të vazhdojnë

Prishtinë, 7 nëntor 2018


Zëvendësministri i infrastrukturës Rexhep Kadriu, realizoi vizitë në Komunën e Skenderajt, me ç’rast u prit nga i pari i Skenderajt, Bekim Jashari, me të cilin diskutuan lidhur me implementimin e projekteve rrugore nga Klina e Epërme-Skenderaj-rrethrrotullimi në Marinë.


Zëvendësministri Kadriu e kryetari Jashari inspektuan bashkërisht punimet dhe biseduan me pronarët e tokave që momentalisht janë duke e penguar realizimin e projekteve rrugore.


Duke ua sqaruar procedurën Kadriu e Jashari u dakorduan me banorët që brenda tre muajsh ta kompletojnë dokumentacionin për parcelat kontestuese në mënyrë që punimet të mos pengohen dhe këto rrugë me rëndësi edhe për vet banorët të përfundohen sa më parë që të jetë e mundur.


Kadriu e Jashari u premtuan banorëve se asnjë pronar nuk do të mbetet pa u shpronësuar dhe asnjë kërkesë e tyre e arsyeshme nuk do të injorohet.

Foto Galeria

Video Galeria