Filluan punimet në rekonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

 Prishtinë, 6 prill 2019


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të shtunën mori pjesë në inaugurimin e e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin – Damjan.


Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e saj është rreth 1.6 milionë euro.


Banorëve të kësaj zone, Ministri Lekaj u kumtoi lajmin se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta    për 17 fshatra dhe dy regjione.


Ai shtoi se është ndjenjë e jashtëzakonshme kur gjendesh afër qytetarëve duke i realizuar kërkesat e tyre në të gjitha regjionet e Kosovës pa dallim, sepse të gjithë janë të barabartë për Qeverinë Haradinaj.


Kryetari i Gjakovës falënderoi ministrin Lekaj për këtë rrugë dhe shumë projekte tjra që po realizohen në Gjakovë.


Në vijim ju lutem gjeni linqet me vidoepamjet dhe foto nga ky aktivitet i ministrit Lekaj.


Linku me videopamje:


https://we.tl/t-VwtEeafu15


Linku me foto:


https://www.facebook.com/MinistriaeInfrastruktures/posts/2255049131373517?notif_id=1554551173286560¬if_t=page_post_reaction

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO