Filluan punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjen Hade e Re

Prishtinë, 4 tetor 2018

 

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Obliqit, Xhafer Gashi, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve të lagjes Hade e Re.

 

Këto rrugë kanë gjatësi totale mbi 6 kilometra, kurse realizimi i projektit ka kosto rreth 2 milionë euro, i cili do të realizohet me bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Obiliqit.

 

Ministri Lekaj deklaroi se edhe ky projekt bënë pjesë në programin e Qeverisë së Kosovës për mbështetje të infrastrukturës rrugore të komunave. Ky projekt do të ketë ndikim në jetën dhe zhvendosjen e qytetarëve të kësaj lagje. Ministri Lekaj i dha premtimin e tij kryetarit Gashi, se ky projekt nuk do të jetë i fundit për Obliqin, por do të ketë edhe projekte të tjera në dy vitet e ardhshme, që Obiliqi të merr pamjen që e meriton dhe ashtu siç qytetarët e duan atë. Kurse duke folur për Ligjin e Obliqit, ministri Lekaj deklaroi se ka qenë insistim i kryeministrit Haradinaj që ai ligj të aprovohet në kuvend, në mënyrë që ky qytet dhe qytetarët e tij ta fitojnë statusin që e meritojnë.

 

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, duke e falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e parezervë për komunat e vendit tha se përveç këtij projekti për ndërtimin e rrugëve të lagjes Hadja e Re, ministri Lekaj dhe ministria që ai e drejton është duke investuar edhe në shumë projekte tjera në komunën e Obiliqit. 

Foto Galeria

Video Galeria