Filloi së ndërtuari transiti i Malishevës

Prishtinë, 8 shtator 2018


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, të shtunën kanë bërë inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës transite të Malishevës.


Kjo rrugë do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të Ministrisë së Infrastrukturës, do të jetë e gjatë mbi 14 kilometra dhe do të kushtojë 4.5 milionë, ndërkaq segmenti i filluar sot kushton rreth 1.5 milionë euro dhe do të përfundojë brenda një viti.


Ministri Lekaj ka deklaruar se ky segment rrugor do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e kësaj ane, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave duke ndihmuar zhvillimin e bujqësisë e bizneseve të kësaj ane. Ministri Lekaj ka ripohuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe këtë e dëshmon më së miri ajo që komunat deri më tani janë mbështetur me  rreth 42 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës.


Kryetari Ragip Begaj ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme, duke deklaruar se kjo rrugë transite e ndihmon Malishevën duke e shkarkuar dukshëm komunikacionin e dendur në qytet. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO